
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë, duke lënë të plagosur dy persona.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve spitalore, një 39-vjeçar ka pësuar djegie në trup, ndërsa një 27-vjeçar është dërguar në spital pasi ka pësuar tronditje si pasojë e shpërthimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për menaxhimin e situatës.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit.






















