Bota 2026-09-29 09:01:32 Nga VNA

Papa Leoni XIV: Rreziku nga inteligjenca artificiale nuk është “lajm i rremë"

Ndaje në Whatsapp
Papa Leoni XIV: Rreziku nga inteligjenca artificiale nuk është

Papa Leoni XIV u bëri thirrje qeverive dhe kompanive të teknologjisë t’i marrin seriozisht paralajmërimet e ekspertëve për rreziqet e inteligjencës artificiale. Duke folur të hënën, më 28 shtator, në avionin që e kthente në Romë pas një vizite katërditore në Francë, ai tha se shqetësimet për pasojat e mundshme të kësaj teknologjie nuk mund të hidhen poshtë si “lajme të rreme”. 

“Besoj se shqetësimet e ngritura nga shumë ekspertë të inteligjencës artificiale duhet të merren seriozisht”, u tha Papa gazetarëve. Ai kërkoi më shumë dialog dhe studim për të gjetur mënyra që zhvillimi i inteligjencës artificiale të mos arrijë në një pikë ku mund të kërcënojë njerëzimin. 

Deklarata vjen pas fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ai i cilësoi si “farsë” frikërat se inteligjenca artificiale mund të rrezikojë njerëzimin. Papa kritikoi gjithashtu drejtuesit e teknologjisë që kundërshtojnë kufizimet dhe mbikëqyrjen qeveritare. 

Ai përmendi drejtuesin e Nvidia-s, Jensen Huang, duke shprehur skepticizëm ndaj qëndrimit të tij: sipas Papës, Huang ka folur për mundësinë e vendosjes së masave mbrojtëse në disa modele të inteligjencës artificiale, ndërkohë që kundërshton kufizimet dhe rregullimin nga qeveritë. “Nuk mund të rrimë duarkryq e të bëjmë sikur nuk do të ndodhë asgjë”, tha Papa. 

Video

Shpërthime të reja u dëgjuan në Kiev mëngjesin e së martës, një ditë pasi sulmet ruse me dronë vranë të paktën dhjetë persona dhe plagosën më shumë se 80 në Ukrainë. Ndër objektivat e goditura ishte edhe Akademia Kombëtare e Shkencave në qendër të kryeqytetit. Ukraina thotë se Rusia po përdor dronë të rinj me motor reaktiv, më të shpejtë dhe më të vështirë për t’u kapur nga mbrojtja ajrore. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi gjithashtu se mbi 8 mijë trupa koreano-veriore ndodhen tashmë në Rusi dhe se 10 mijë të tjera po përzgjidhen e trajnohen për dislokim.

Bota në një minutë..

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news