Kronika 2026-09-29 14:23:00 Nga VNA

Vlora Hyseni ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”

Ndaje në Whatsapp

Vlora Hyseni ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon heqjen e masës

Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit, ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Ankimimi është depozituar ditën e djeshme nga avokati i saj, Kastriot Selita, përmes të cilit kërkohet zbutja e masës së sigurisë.

Hyseni ndodhet në arrest shtëpie, pasi në telefonat e Ergys Agasit janë zbuluar të dhëna dhe informacione sekrete që ish-shefja e SHISH-it ia përcillte të shumëkërkuarit, i cili dyshohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Hyseni rezulton se e informonte Agasin deri te takimet me kryeministrin e partnerët ndërkombëtarë, si dhe të dhëna të tjera sensitive.

Video

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme për të qenë pjesë e seancës gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”.

Ngjarje e rëndë në Greqi, humb jetën 16-vjeçari shqiptar!

Bota në një minutë..

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news