Politika 2026-09-29 13:33:09 Nga VNA

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Balla “kopjon” Elisën dhe Xhafajn: Korrupsion ka edhe në Gjermani e Itali

Ndaje në Whatsapp

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Balla “kopjon” Elisën dhe Xhafajn:

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e ka vënë mazhorancën në pozita të vëshitra, por Taulant Balla duket se e ka të thjesht të përgjigjet, duke kopjuar Elisa Spiropalin dhe Fatmir Xhafajn, duke thënë se korrupsion ka edhe në Gjermani e Itali.

“Korrupsioni ekziston kudo, edhe në Gjermani, Itali”, deklaroi ai, duke shtuar se e rëndësishme është që Shqipëria tashmë ka institucione drejtësie që hetojnë dhe u shkojnë deri në fund çështjeve.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së deklaroi se socialistët nuk janë “avokatë mbrojtës të askujt” dhe se nuk komentojnë përmbajtjen e dosjeve të SPAK, duke përsëritur qëndrimin e kryeministrit sa herë vartësit bien në rrjetën e SPAK.

“PS nuk është avokate mbrojtëse e askujt. Në rastin e personave me mandat parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë përmes së drejtës që i ka dhënë sovrani, e ka ushtruar këtë të drejtë dhe dua të rishpreh që Shqipëria sa i përket pjesës që lidhet me kufizimet e lirisë para vendimit të gjykatës, duhet t’i japë fund kësaj praktike”, tha ai.

Por Balla nuk kurseu edhe kritikat ndaj drejtësisë, duke thënë se Shqipëria është “delja e zezë e Europës” për përdorimin e masave të kufizimit të lirisë përpara një vendimi përfundimtar të gjykatës. Madje  për të vërtetuar konkluzionin e tij, ai u kërkoi gazetarëve të pyesin për këtë ChatGPT.

 

Video

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme për të qenë pjesë e seancës gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”.

Ngjarje e rëndë në Greqi, humb jetën 16-vjeçari shqiptar!

Bota në një minutë..

Shpërthime të reja u dëgjuan në Kiev mëngjesin e së martës, një ditë pasi sulmet ruse me dronë vranë të paktën dhjetë persona dhe plagosën më shumë se 80 në Ukrainë. Ndër objektivat e goditura ishte edhe Akademia Kombëtare e Shkencave në qendër të kryeqytetit. Ukraina thotë se Rusia po përdor dronë të rinj me motor reaktiv, më të shpejtë dhe më të vështirë për t’u kapur nga mbrojtja ajrore. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi gjithashtu se mbi 8 mijë trupa koreano-veriore ndodhen tashmë në Rusi dhe se 10 mijë të tjera po përzgjidhen e trajnohen për dislokim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news