Politika 2026-09-30 14:20:37 Nga VNA

Kushtetuesja i urdhëroi të ngrenë Komision Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, PS vendos nesër a do ta zbatojë vendimin

Ndaje në Whatsapp

Kushtetuesja i urdhëroi të ngrenë Komision Hetimor për

Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet të enjten për të shqyrtuar zbatimin e Vendimit nr. 62, datë 01.06.2026 të Gjykatës Kushtetuese. Ky hap vjen pas kërkesës zyrtare të opozitës drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të nisur procedurat e zbatimit të këtij vendimi detyrues, i cili ka hyrë në fuqi që prej botimit në Fletoren Zyrtare në korrik të këtij viti.

Partia Socialiste pritet të mblidhet të bëjë publike mënyrën se si ajo do të sillet me këtë vendim, do të pranojë apo jo një hetim parlamentar për zgjedhjet e 11 majit.

Vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese solli një pranim të pjesshëm të kërkesës së 38 deputetëve të opozitës, duke ndarë fatin e dy komisioneve hetimore të kërkuara prej tyre:

Rrëzohet hetimi për "McGonigal": Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesën e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor mbi çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas argumentimit të zbardhur nga Gjykata, ky objekt hetimi nuk përmbushte kriterin kushtetues të ekzistencës së një "çështjeje të veçantë", pasi kërkesa nuk individualizonte me qartësi faktet ose grupin e fakteve që do t'i nënshtroheshin kontrollit parlamentar.

Detyrohet ngritja e komisionit për zgjedhjet: Nga ana tjetër, trupa gjyqësore pranoi njëzëri kërkesën për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. Gjykata rrëzoi pretendimet e mëparshme të mazhorancës socialiste se ky hetim do ta shndërronte Kuvendin në një "superorgan". Si rrjedhojë, vendimi i mëparshëm i Kuvendit që bllokonte këtë komision u shfuqizua, duke e detyruar ligjvënësin që të ngrejë menjëherë strukturën hetimore për verifikimin e pretendimeve për përdorimin e burimeve shtetërore dhe administratës gjatë procesit zgjedhor.

Mbledhja e nesërme e Këshillit për Legjislacionin shënon pikënisjen e zbatimit teknik të këtij vendimi, ku palët politike do të duhet të përcaktojnë afatet dhe modalitetet për ngritjen zyrtare të komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit.

Video

Nuk ka shqetësim më të madh se kur shkërmoqet shteti…

Një pasagjer në fluturimin e Flydubai, ku sipas raportimeve bashkëpiloti goditi me thikë pilotin, u filmua duke dhënë informacion në kohë reale, pak përpara se avioni të ulej në Arabinë Saudite. “Jemi këtu, në mes të një avioni që po rrëzohet”, thotë pasagjeri në hebraisht. “Për momentin jemi nën kontrollin e terroristëve. Jemi pranë aeroportit.” “Kushdo që mund të më dëgjojë, kemi nevojë për ndihmë. Po ulemi në Tabuk, me sa duket në territorin saudit. Një zonë që nuk e njohim.”

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti Damian Gjiknuri ka ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësime lidhur me procedurat e ndjekura, si dhe me pasojat që ndryshimet e propozuara mund të sjellin për palët e treta.

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene, por për kryeministrin Rama nuk është një ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news