Politika 2026-09-30 12:31:49 Nga VNA

Veliaj nuk e ndal “fshesën” nga qelia, të tjera shkarkime dhe emërime në Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp

Veliaj nuk e ndal “fshesën” nga qelia, të tjera shkarkime

Erion Veliaj vijon “fshesën” në Bashkinë e Tiranës. Nga paraburgimi në Durrës, kryebashkiaku ka firmosur të tjera shkarkime dhe emërime, duke vazhduar serinë e ndryshimeve në administratën e kryeqytetit.

Këtë herë, radha u ka ardhur disa administratorëve të njësive administrative. Piro Jani, administrator i Njësisë nr. 5, dhe Florian Pullazi, administrator i Njësisë nr. 2, janë larguar nga detyra.

Por “fshesa” nuk ka sjellë vetëm largime. Për disa, ndryshimet kanë nënkuptuar një karrige të re. Trendelina Jaku, administratore e Njësisë nr. 1, është emëruar drejtore e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ndërsa administratori i Kasharit, Xhevahir Koçi, është emëruar drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Në valën e ndryshimeve, Veliaj ka emëruar gjithashtu Julinda Dhamen si këshilltare të tij.

Kjo është lëvizja e radhës e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, pasi më herët shkarkoi edhe kryetaren e komanduar Anuela Ristani, duke rimarrë vetë frenat e institucionit. Edhe pse prej muajsh ndodhet në paraburgim në Durrës, distanca nga zyra duket se nuk e ka penguar të vijojë firmat dhe riorganizimin e administratës së kryeqytetit.

Video

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene, por për kryeministrin Rama nuk është një ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Qeveria ndryshon Kodin e Procedurës Penale: kufizime për kontrollin e telefonave dhe paraburgimin, rregullat e reja prekin edhe SPAK

Një protestë për mungesën e mësuesve në një lice pranë Parisit është kthyer brenda nëntë ditësh në një revoltë kombëtare. Mbi 330 shkolla janë prekur nga bllokimet, ndërsa nxënësit denoncojnë klasa të mbipopulluara, godina të amortizuara dhe presionin e sistemit arsimor. Pas 440 arrestimeve dhe plagosjes së një 14-vjeçari nga policia, beteja ka kaluar edhe në politikë: Franca protestat i njeh mirë, por këtë herë në krye të tyre janë fëmijët e saj. Lajmin e plotë e gjeni në linkun në koment.

Një moment i veçantë pas ndeshjes Turqi–Itali ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Mbrojtësi italian Riccardo Calafiori i dhuroi fanellën e tij një tifozi të vogël turk, i cili kishte hyrë në fushë pas përfundimit të takimit. Fillimisht, futbollisti i ofroi veshjen e tij të stërvitjes, por vogëlushi dëshironte fanellën. Me duart e bashkuara në shenjë lutjeje dhe një vështrim plot shpresë, ai e bindi Calafiorin t’ia plotësonte dëshirën. Sapo mori fanellën, fëmija shpërtheu nga gëzimi dhe nisi të vraponte i lumtur nëpër fushë. Pamjet e reagimit të tij u përhapën me shpejtësi në internet, duke e kthyer këtë gjest të futbollistit në një nga momentet më të shpërndara të takimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news