Bota 2026-09-30 12:06:53 Nga VNA

Britania rihap debatin për Brexit: Kryeministri nuk përjashton rikthimin në BE

Ndaje në Whatsapp
Britania rihap debatin për Brexit: Kryeministri nuk përjashton

Britania mund të shqyrtojë edhe rikthimin në Bashkimin Europian, një dekadë pas referendumit që çoi në Brexit.

Kryeministri britanik Andy Burnham deklaroi se vendi duhet të analizojë të gjitha alternativat për marrëdhënien e ardhshme me BE-në, duke argumentuar se Brexit i ka sjellë Britanisë “më shumë dëm sesa të mira”.

Sipas Burnham, në tryezë duhet të jenë disa mundësi: vazhdimi i marrëdhënieve aktuale me Brukselin, krijimi i një bashkimi doganor, rikthimi në tregun e përbashkët europian ose, në skenarin më të gjerë, rikthimi i plotë në Bashkimin Europian.

Kryeministri theksoi se secila prej alternativave duhet të analizohet për përfitimet, kostot dhe mundësinë reale të zbatimit të saj.

Deklarata shënon një zhvillim të rëndësishëm në debatin politik britanik, pasi rikthimi në tregun e përbashkët dhe bashkimin doganor ishin përjashtuar më parë nga laburistët.

Burnham pritet të paraqesë më konkretisht alternativat për marrëdhënien e ardhshme të Britanisë me Europën rreth samitit Britani–BE, që pritet të zhvillohet në nëntor.

Britania votoi për daljen nga Bashkimi Europian në referendumin e vitit 2016, kur 51.9% e votuesve mbështetën Brexit-in. Vendi u largua zyrtarisht nga BE-ja më 31 janar 2020.

Një rikthim i plotë në Bashkimin Europian do të kërkonte një proces të ri negociatash me Brukselin. Për momentin nuk ka një vendim për rikthim, por deklarata e Burnham vendos sërish në debatin politik britanik një mundësi që prej vitesh ishte lënë jashtë agjendës së qeverisë.

Video

Një protestë për mungesën e mësuesve në një lice pranë Parisit është kthyer brenda nëntë ditësh në një revoltë kombëtare. Mbi 330 shkolla janë prekur nga bllokimet, ndërsa nxënësit denoncojnë klasa të mbipopulluara, godina të amortizuara dhe presionin e sistemit arsimor. Pas 440 arrestimeve dhe plagosjes së një 14-vjeçari nga policia, beteja ka kaluar edhe në politikë: Franca protestat i njeh mirë, por këtë herë në krye të tyre janë fëmijët e saj. Lajmin e plotë e gjeni në linkun në koment.

Një moment i veçantë pas ndeshjes Turqi–Itali ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Mbrojtësi italian Riccardo Calafiori i dhuroi fanellën e tij një tifozi të vogël turk, i cili kishte hyrë në fushë pas përfundimit të takimit. Fillimisht, futbollisti i ofroi veshjen e tij të stërvitjes, por vogëlushi dëshironte fanellën. Me duart e bashkuara në shenjë lutjeje dhe një vështrim plot shpresë, ai e bindi Calafiorin t’ia plotësonte dëshirën. Sapo mori fanellën, fëmija shpërtheu nga gëzimi dhe nisi të vraponte i lumtur nëpër fushë. Pamjet e reagimit të tij u përhapën me shpejtësi në internet, duke e kthyer këtë gjest të futbollistit në një nga momentet më të shpërndara të takimit.

Ish-shefi i Forcës së Posaçme Operacionale Vilson Bala është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj Ergys Agasit, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në kuadër të të njëjtit hetim është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, e cila dyshohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Lexoje të plotë në koment⬇️

KKTU, 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news