Bota 2026-09-29 15:27:46 Nga VNA

Franca në protestë/ Mësues e zjarrfikës në grevë, gjimnazistët bllokojnë shkollat

Ndaje në Whatsapp

Franca në protestë/ Mësues e zjarrfikës në grevë,

Franca është përfshirë këtë të martë nga një valë protestash dhe grevash në sektorin publik, ndërsa mësues, zjarrfikës, punonjës të shëndetësisë dhe nëpunës të tjerë kanë dalë në rrugë për të kërkuar paga më të larta dhe më shumë fonde për shërbimet publike.

Më shumë se 170 protesta janë parashikuar në të gjithë vendin, vetëm dy ditë përpara prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2027. Sindikatat kundërshtojnë politikat e planifikuara buxhetore dhe kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës.

Protestave u janë bashkuar edhe gjimnazistët. Në disa qytete, nxënësit kanë bllokuar hyrjet e shkollave, duke ngritur shqetësime për mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara, oraret e ngarkuara dhe kushtet në institucionet arsimore.

Mobilizimi i nxënësve është shoqëruar edhe me incidente. Një ditë më parë, autoritetet raportuan 164 arrestime pranë shkollave, ndërsa të plagosur mbetën nxënës, punonjës të arsimit dhe pjesëtarë të forcave të rendit.

Në protestë janë përfshirë edhe zjarrfikësit, të cilët kërkojnë shtim të personelit dhe fondeve, si dhe njohjen e profesionit të tyre si punë me rrezikshmëri të lartë. Mijëra prej tyre pritet t'i bashkohen mobilizimit në Paris.

Protestat zhvillohen në një moment të tensionuar për qeverinë franceze, në prag të diskutimeve për buxhetin e vitit 2027 dhe disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.

Video

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme për të qenë pjesë e seancës gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”.

Ngjarje e rëndë në Greqi, humb jetën 16-vjeçari shqiptar!

Bota në një minutë..

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news