
Dorëzohet në Policinë e Lezhës Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën në mars të 2025-s, pasi konsumoi fostoksinë.
Fizi akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së ish-gruas, pasi dyshohet se e dhunoi para se ajo t’i jepte fund jetës. Burimet thonë se për dorëzimin e tij ka negociuar avokati.
Xhuana Nikolli ishte ndarë me Fizin dhe ishte larguar nga Lezha në Tiranë, ku jetonte me disa shoqe të saj.






















