Politika 22 December 2024, 10:35 Nga VNA

Edi Rama: Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri vjen si kërkesë e prindërve

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama: Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri vjen si kërkesë e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me vendimin e qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri për një vit, duke nisur nga janari 2025.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se ky vendim është rezultat i konsultimeve të gjera me prindër dhe mësues. Ai theksoi se mbi 90% e prindërve kanë kërkuar ndalimin e aksesit në këtë platformë.

“MIRËMËNGJES dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën TikTok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë,” shkruan kryeministri.

Vendimi ka shkaktuar debat në opinionin publik, me disa që e mbështesin si një masë për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë, ndërsa të tjerë e shohin si një kufizim të panevojshëm të lirisë së përdoruesve në internet.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme