Politika 21 December 2024, 15:13 Nga VNA

Enkelejd Alibeaj: “Djathtas 1912” voton pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK

Ndaje në Whatsapp
Enkelejd Alibeaj: “Djathtas 1912” voton pro zgjatjes së

Anëtari i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, deklaroi mbështetjen e partisë për zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK. Përmes një postimi në facebook, Alibeaj theksoi se partia do të votojë pro çdo nisme ligjore që fuqizon këtë institucion, duke e cilësuar atë si shpresë për luftën kundër korrupsionit në vend.

“Sot, 70% e opinionit publik mbështet SPAK-un. Ky institucion mbetet i vetmi që mund dhe lufton korrupsionin, ndaj e mbështesim pa kushte,” shkroi Alibeaj, duke theksuar rëndësinë e standardeve të reja në drejtësi për të siguruar barazinë para ligjit.

Postimi i plotë i Alibeajt:

"Djathtas 1912", partia e parë që deklaron votën pro për zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK

"Djathtas 1912", deklaron mbështetjen, edhe me votën tonë pro në Kuvendin e Shqipërisë, çdo nisëm ligjore që synon zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK.

“Djathtas 1912”, e mbështet fuqimisht të gjithë veprimtarinë e SPAK-ut, në këto 5 vite ekzistencë të këtij institucioni, pavarësisht kërkesës së opinionit për veprime ligjore më të vendosura. Për ne, SPAK mbetet i vetmi institucion që mundet dhe lufton korrupsionin në këtë vend.

Sot që flasim, 70% e opinionit publik e inkurajon dhe e mbështet SPAK-un.

Edhe pse në 33 vite, Shqipëria ka dështuar në barazinë para ligjit, institucionet e drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, janë shpresëdhënëse, ndaj dhe ne i mbështesim ato në mënyrë të pakushtëzuar për sa kohë do të sjellin një standart të ri në vënien e drejtësisë në vend!

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme