Politika 20 December 2024, 14:29 Nga VNA

Berisha: Projektligji për faljen e gjobave favorizon Qefalinë dhe Gjikurinë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Projektligji për faljen e gjobave favorizon Qefalinë dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulimin e projektligjit për faljen e gjobave, duke pretenduar se përfituesit kryesorë nuk janë qytetarët e zakonshëm, por biznesmenë të lidhur me qeverinë dhe politikanë të fuqishëm.

Në një deklaratë për gazetarët, Berisha tha se ky projektligj është një formë tjetër amnistie për persona të privilegjuar. Ai përmendi emra konkretë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe deputetë të Partisë Socialiste për favorizimin e disa bizneseve të mëdha.

“Ky nuk është ligj për fshatarët, por për Gjikurinë, të cilit i janë falur 2.1 miliardë lekë; për Qefalinë me 700 milionë lekë dhe dhëndrin e tij me 300 milionë lekë. Këta jo vetëm që janë gjobitur për ndërtimet pa leje, por tani u falet gjoba dhe u legalizohen objektet e ndërtuara,” tha Berisha.

Sipas tij, skema përfshin faljen e gjobave ndaj bizneseve të mëdha në zona rurale, përfshirë resorte dhe komplekse agroturistike, në një vlerë që kap shifrën e mbi 70 milionë eurove. Berisha e konsideroi këtë si një dhuratë fundviti për rrethin e ngushtë të pushtetit.

Në deklaratën e tij, Berisha e krahasoi këtë projektligj me amnistinë e mëparshme për të burgosurit, duke akuzuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për shkelje të ligjit në favor të personave të dënuar për çështje të rënda kriminale.

“Falja e gjobave nuk është asgjë tjetër veçse një tjetër skandal ku deputetët dhe Edi Rama janë paguar mirë për të përfituar një grup i vogël njerëzish. Kjo është një tradhti e hapur ndaj interesave të qytetarëve,” përfundoi Berisha.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme