Politika 20 December 2024, 10:12 Nga VNA

Kryetarët e partive të reja kritikojnë punën e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Kryetarët e partive të reja kritikojnë punën e SPAK

Kryetarë të disa partive të reja shprehën qëndrimet e tyre kritike ndaj punës së SPAK dhe drejtësisë së re.

Pano Soko theksoi se ndonëse i kanë dhënë mbështetje SPAK-ut duke depozituar padi, institucionet e drejtësisë nuk kanë ndjekur deri në fund dosjet e mëdha, si ajo e inceneratorëve. Ai kritikoi SPAK-un për moskryerjen e detyrës, duke e quajtur këtë një ndërhyrje të tërthortë në zgjedhje.

"Ne përpiqemi të jemi realistë. Ne kemi qenë ata që i kemi dhënë besim SPAK-ut. Kemi ndërmarrë akte, sepse kemi dashur të besojmë se një drejtësi e re mundëson garë të barabartë. Ka një ide që thonë se SPAK po ndërhyn në zgjedhje duke sakatuar partitë e mëdha dhe duke na lehtësuar punën partive të reja. Në fakt, besoj se SPAK duke mos bërë punën e vet ka ndërhyrë në zgjedhje."

Agron Shehaj deklaroi se SPAK ka treguar rezultate të pjesshme, por nuk ka kaluar ende “vijën e kuqe” që përfaqëson pushteti aktual. Sipas tij, reformat e SPAK nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur problemet politike të Shqipërisë, të cilat mbeten përgjegjësi e politikës.

"Ne tani presim që SPAK, me të drëjtë, të japë zgjidhje për të gjithë problemet e Shqipërisë. Është e pamohueshme, nuk themi dot që SPAK nuk ka bërë asgjë. Pjesërisht kanë vepruar, por është e vërtetë se duket sikur ka një vijë të kuqe, përtej të cilës duket sikur SPAK nuk kalon dot. Deri më sot ka treguar se nuk ka kaluar dot. Vija e kuqe është tek pushteti, Rama, Veliaj, Taulant Balla, etj, përveç atyre që u prishën me pushtetin."

Arlind Qori e konsideroi punën e SPAK si të pakryer, duke theksuar se ndryshimi mund të vijë vetëm nëpërmjet një shoqërie aktive që ushtron trysni mbi institucionet dhe qeverinë.

"Puna e SPAK dhe e institucioneve të drejtësisë, është një punë e pakryer, një punë e lënë në mes, e pakryer. Asnjë nuk mund të pretendojë se është kryer, korrupsioni dhe krimi i organizuar është vendosur me shpatullë për muri dhe shpëtuam. Nëse puna e SPAK do të kryhet ndonjëherë, këtë gjë nuk mund ta thotë askush."

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme