Politika 19 December 2024, 14:08 Nga VNA

Ministri i Financave përplaset me Bardhin: Keni 2 vite që flini gjumë

Ndaje në Whatsapp
Ministri i Financave përplaset me Bardhin: Keni 2 vite që flini

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kanë pasur një përplasje gjatë seancës plenare në Kuvend, pas një kritike të Bardhit për vonesën e ministrit. Bardhi e akuzoi Malajn se kishte munguar dhe nuk kishte qenë i angazhuar në seancë, duke thënë: “Zotrote erdhe në punë sot, duhet të kishe ardhur që në orën 08:00, por erdhe në 12.” Ai shtoi se “shqetësimi që ne ngritëm, nuk ndjekim axhendën, s’je gjëkundi se nuk të njeh askush dhe nuk bën asnjë punë.”

Në përgjigje, ministri Malaj i ktheu akuzën Bardhit duke thënë: "Zoti Bardhi gjumë jeni mësuar të flini ju se keni vite qe flini gjumë. Nuk bëni opozitën siç duhet ta bëni. Nëse do ti referohesh medias, do të shikosh angazhimin tim që në mëngjes herët se ku ka qenë i angazhuar dhe për çfarë."

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme