Politika 19 December 2024, 12:22 Nga VNA

Shehaj akuzon ministren Balluku për shmangie të interpelancës dhe kërkon llogari për aferën e rrugës Thumanë-Kashar, 1.3 miliardë euro

Ndaje në Whatsapp
Shehaj akuzon ministren Balluku për shmangie të interpelancës dhe

Agron Shehaj, ka ngritur akuza ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për shmangien e interpelancës së kërkuar prej tij mbi projektin e rrugës Thumanë-Kashar, të cilën e cilësoi si një nga aferat më të mëdha korruptive të 30 viteve të fundit.

Nga foltorja e Kuvendit, Shehaj deklaroi se janë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga kërkesa për interpelancë, por ajo ende nuk është realizuar. Ai theksoi se projekti për rrugën Thumanë-Kashar, një segment prej 20 kilometrash, është kthyer nga një kontratë 10-vjeçare në një 35-vjeçare, me një kosto prej 1.3 miliardë eurosh.

“Kjo është një aferë e jashtëzakonshme, për të cilën ministrja duhet të japë llogari. Nuk mund të fshihet pas justifikimeve. Është detyrimi i saj të përgjigjet për këtë skandal,” tha Shehaj.

Deputeti gjithashtu kritikoi Ballukun për pjesëmarrjen e saj në aktivitetet festive të Partisë Socialiste, në një kohë kur, sipas tij, ajo duhet të ishte duke sqaruar qytetarët mbi këtë çështje.

“Në vend që të vijë këtu dhe të japë llogari, ministrja është parë duke kërcyer në një festë të PS-së me militantët. Ky është një skandal dhe një mungesë e plotë respekti ndaj Kuvendit dhe qytetarëve,” shtoi Shehaj.

Ai theksoi se arroganca dhe shmangia e përgjegjësive nga ana e ministres janë tregues të qartë të mosfunksionimit të transparencës dhe llogaridhënies në qeverisjen aktuale.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme