Politika 18 December 2024, 19:32 Nga VNA

Zbardhet agjenda e seancës së përbashkët plenare Shqipëri-Kosovë

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet agjenda e seancës së përbashkët plenare

Agjenda e seancës së përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 20 dhjetor në Prishtinë, është publikuar. Mësohet se delegacioni i lartë shqiptar, përfshirë kryeministrin Edi Rama, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryetarët e grupeve parlamentare, do të udhëtojnë me autobus nga Tirana drejt Prishtinës, ku seanca do të niste në orën 11:00.

Në këtë ngjarje, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të mbajë fjalën e parë, ndërsa e pason kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Më pas, do të flasin liderët e grupeve parlamentare të të dyja kuvendeve. Seanca do të përfundojë me fjalët e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe do të mbyllet me fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Programi i plotë:

06:00: Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobuzë nga Kryesia e Kuvendit

10:30: Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

11:00: Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

-Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Z.Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Mbyllja e Punimeve

Kthimi për në Tiranë, në mënyrë të organizuar me autobuzë.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme