Politika 19 December 2024, 11:09 Nga VNA

"Emigrantët sollën në Shqipëri 100 mln euro më tepër", Rama: Shqiptarët në Gjermani po kthehen te nënshtetësia amë.

Ndaje në Whatsapp
"Emigrantët sollën në Shqipëri 100 mln euro më

Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e emigrantëve shqiptarë në mbështetje të vendit, duke nënvizuar rritjen e konsiderueshme të dërgesave financiare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024, remitancat nga diaspora janë rritur me 100 milionë euro krahasuar me një vit më parë.

“Shqiptarët sot, kudo që jetojnë, janë më krenarë për vendin e tyre, falë mbështetjes dhe reformave që po zbatojmë. Dërgesat nga diaspora, kryesisht nga Italia, Greqia dhe SHBA, janë një tregues i qartë i kësaj lidhjeje të fortë me atdheun,” tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje gjithashtu ndryshimet pozitive që po ndodhin për shqiptarët në Gjermani, duke theksuar faktin se tani ata mund të mbajnë dy shtetësi. Rama tha se shumë shqiptarë po rikthehen te shtetësia shqiptare, një proces që po mbështetet nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme.

“Jam i kënaqur që Gjermania ka hapur rrugën për dy shtetësinë dhe shumë shqiptarë po shprehin dëshirën për ta ruajtur identitetin e tyre kombëtar. Ne po punojmë për t’ua lehtësuar këtë proces përmes digjitalizimit të shërbimeve dhe modernizimit të konsullatave,” u shpreh ai.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme