Politika 19 December 2024, 13:15 Nga VNA

Bardhi: Nuk mund të pritet 40 minuta për ministrin, koha e tij nuk është më e rëndësishme se ajo e deputetëve

Ndaje në Whatsapp
Bardhi: Nuk mund të pritet 40 minuta për ministrin, koha e tij nuk

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi të papranueshme situatën pas ndërprerjes së seancës parlamentare për disa minuta, për shkak të mungesës së ministrit të Financave, Petrit Malaj. Ai theksoi se koha e ministrit nuk mund të jetë më e rëndësishme se ajo e deputetëve.

“Nuk është kafja personale as e juaja, as e ministrit të Financave. Koha e tij nuk është më e rëndësishme se 140 deputetëve që ne duhet të ndërpresim seancën se ai nuk ndodhet në sallë,” tha Bardhi. Ai shtoi se, nëse një ministër nuk vjen në kohë, atëherë duhet të kalojë pika e rendit të ditës, duke e cilësuar situatën si të përsëritur dhe të papranueshme.

“Po të presin deputetët 40 minuta që të vijë ministri i Financave është e papranueshme,” u shpreh ai

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme