Politika 19 December 2024, 16:56 Nga VNA

Shehaj edhe kundër PD-së: Nuk donin të më linin të flisja për Thumanë Kashar

Ndaje në Whatsapp
Shehaj edhe kundër PD-së: Nuk donin të më linin të

"Kisha një raport me PD që fatkeqësisht u prish, mesa duhet nuk ishin dakord që unë të bëja opozitë të vërtetë.  Doja të flisja për aferën 1.3 mld euro është një pjesë e madhe e buxhetit qartësisht që rrugët tona ndahen". Kështu i shpreh deputeti Agron Shehaj për median. Ai tha se në vend qe deputetët e opozitës të solidarizoheshin me të, pasi kishte kërkuar fjalën për të folur për aksin Thumanë-Kashar me vlerë 1.3 miliardë euro, ata u bënë palë me socialistët. Shehaj shpjegoi për gazetarët, se në momentin kur flitet për skandale, si ajo e rrugës Thumanë-Kashar, opozita dhe PS bëhen bashkë. Ai tha po ashtu se garda e lejoi Flamur Nokën që ta largonte me forcë nga Foltorja dhe një deputet i opozitës të dhunohej brenda Kuvendit. “Gjashtë muaj interpelanca është shtyrë, sepse është afera e shekullit,1.3 miliardë euro. Kërkova fjalën për replike, për procedure, me mjaftonin 2 minuta, mu refuzua. Ndodhi ajo që nuk kishte ndodhur me përpara në Kuvend, ku deputetet e opozitës në vend që të solidarizoheshin me mua, u bënë palë disa prej tyre, merrnin fjalën pavarësisht se mua po me mohohej dhe po flisja për një skandal 1.3 mld euro, ajo që ndodhi me vonë ku deputeti i opozitës u lejua nga garda me dhune të më largonte nga foltorja. Ishin aty ku Flamur Noka erdhi me largoi me dhune, pati një përplasje fizike, u larguan kur panë që Noka ishte aty. Garda lejoi që kjo të ndodhte, që një deputet i opozitës të dhunohej brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë. Do të thotë që kur ben nje opozitë të vertete, kur flet per vjedhjet galopante te Edi Rames, të gjithë bëhen bashkë.”- tha Shehaj.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme