Politika 19 December 2024, 14:53 Nga VNA

“5-Vjetori i SPAK: Mesazhe të forta nga SHBA. Në takim mungon opozita

Ndaje në Whatsapp
“5-Vjetori i SPAK: Mesazhe të forta nga SHBA. Në takim mungon

Në 5-vjetorin e SPAK, kreu Altin Dumani dhe Zv.Ndihmës Sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, kanë dhënë mesazhe të qarta dhe të plota për punën e Prokurorisë së Posaçme dhe sidomos për mundësinë e zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK. Në një aktivitet modest në dukje, por me qëndrime të forta ndaj institucioneve të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit të niveleve të larta, ishin të ftuar drejtues të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë që mbulojnë punën e SPAK.

Në ceremoninë e sotme nuk u fol gjatë, por u dha mesazhi i qartë se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës dhe se Prokuroria e Posaçme ka dhënë mesazhin se në Shqipëri nuk ka më të paprekshëm dhe se drejtësia nuk mban anë.

Gjatë këtij takimi kishte dhe përfaqësim të kufizuar të politikës. Përveç ministrit Ulsi Manja dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, më pak vonë mbërriti në sallë dhe deputetja tjetër e PS, Etilda Gjonaj. Munguan përfaqësuesit e opozitës. VNA mësoi se të ftuara kanë qenë deputetet Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku. Ndërsa e para tashmë është rreshtuar qartas me grupimin e Sali Berishës dhe qëndrimet e tij, zonja Tabaku ka mbajtur qëndrime më të moderuara ndaj punës së SPAK.

Ndoshta aktivitetet e tyre parlamentare kanë qenë vërtet të rëndësishme si për ditë seancë plenare, por askush nuk mund të vërë në dyshim se një takim ku përfaqësuesi i qeverisë së SHBA jep mesazhe të forta prevalon mbi politikën e ditës së Shqipërisë. Sidomos kur bëhet fjalë për dinamikat e fundit të hetimeve të SPAK.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme