Politika 19 December 2024, 14:12 Nga VNA

Berisha akuzon SHBA-në dhe ish-ambasadoren Kim për ndërhyrje në politikën shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon SHBA-në dhe ish-ambasadoren Kim për ndërhyrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas daljes nga godina e Parlamentit, duke akuzuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali për shkeljen e procedurës së seancës dhe Kushtetutës. Ai e cilësoi Spiropalin me epitetin “pëllumbesha spirogjoka” dhe theksoi se, përveçse në këtë Parlament, procedura është një prioritet absolut. “Kjo pëllumbesha spirogjoka pas mbledhjes së grupit parlamentar ka frikë se i nxjerrin 5 milionshin, ku të dush dhe si të dush, kjo është kryetare e pakallur e Kuvendit!”, u shpreh Berisha.

I pyetur për deklaratën e fundit të ambasadës së SHBA-ve, Berisha akuzoi administratën e mëparshme të SHBA-ve dhe ish-ambasadoren Yuri Kim. Ai e cilësoi si të humbur këtë administratë, duke shtuar se përgjigja ishte dhënë me zgjedhjet e 5 Nëntorit. “Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 Nëntori u dha përgjigjen këtyre. Kjo administratë ka humbur,” tha Berisha, duke e lidhur deklaratën e SHBA-ve me dorën e ish-ambasadores Kim.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme