Politika 19 December 2024, 18:42 Nga VNA

Takimi i zyrtarit të lartë të DASH me Ramën/ Ambasada e SHBA: Me rëndësi transparenca në reformën në drejtësi, forcim i përpjekjeve kundër korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
Takimi i zyrtarit të lartë të DASH me Ramën/ Ambasada e

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka bërë publike takimin mes Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Alexander Kasanof, dhe Kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se Rama dhe Kasanof diskutuan mbi partneritetin e fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Po ashtu, ata shqyrtuan avancimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, rëndësinë e transparencës në procesin e reformës në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit.

Njoftimi i ambasadës së SHBA:

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme