Politika 20 December 2024, 12:26 Nga VNA

Seanca e përbashkët Shqipëri-Kosovë/Diskutohet axhenda kombëtare

Ndaje në Whatsapp
Seanca e përbashkët Shqipëri-Kosovë/Diskutohet axhenda

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur sot seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe koordinimin për objektiva strategjikë kombëtarë.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, si dhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja vendeve. Liderët shqiptarë janë pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke shfaqur atmosferë pozitive dhe vullnet për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Axhenda e seancës ka nisur me fjalimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Fjalimet përmbyllëse do të mbahen nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Albin Kurti.

Objektivat kryesore të diskutimeve përfshijnë integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në strukturat euroatlantike, avancimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon, si dhe rritjen e kontributit shqiptar në zhvillimin demokratik, paqen dhe sigurinë në Ballkan

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme