Politika 20 December 2024, 12:44 Nga VNA

Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës mblidhen në një seancë të përbashkët: Konjufca dënon sulmet serbe dhe flet për bashkimin kombëtar

Ndaje në Whatsapp
Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës mblidhen në një

Në një seancë të përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, që nisi me fjalën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe me ekzekutimin e himnit kombëtar shqiptar, u theksua rëndësia e unitetit mes dy shteteve shqiptare.

Gjatë fjalimit të tij, Konjufca dënoi ashpër agresionet serbe ndaj Kosovës, duke i cilësuar si përpjekje për destabilizim. Ai e veçoi sulmin e fundit në Ibër Lepenc, duke e quajtur atë një akt terrorist dhe duke kujtuar ngjarjet e një viti më parë në Banjskë, të organizuara nga Milan Radoiçiç me mbështetjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Rajoni dhe Kosova i kemi ndier ndikimet e tërthorta e drejtpërdrejta të agresionit rus në Ukrainë. Po mbyllim këtë vit me agresione nga Serbia që synojnë destabilizimin. Bashkimi ynë sot përbën më shumë se simbolikën e bashkëpunimit institucional; duhet të shihet si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë,” theksoi Konjufca.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme