Politika 20 December 2024, 14:47 Nga VNA

Policia me skenar anti protestë, nuk bllokon qarkullimin e makinave para Bashkisë Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Policia me skenar anti protestë, nuk bllokon qarkullimin e makinave para

Përfaqësues të opozitës, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë kanë vijuar edhe ditën e sotme protestën para bashkisë Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt. Në një kohë që qytetarët ishin mbledhur në protestë, Policia nuk mori masa për të bllokuar qarkullimin e mjeteve. Gjendur përballë kësaj situate, qytetarët kanë bllokuar automjetet duke mos lejuar që ata të lëvizin në këtë aks. Belind Këlliçi paralajmëroi efektivët e policisë se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për mosbllokimin e akseve për protestën. "Drejtuesit e rinj të policisë treguan që kamikazët e rinj që janë vendosur sot dhanë një shenjë besnikërie ndaj Ramës. Këta banditë sot që kanë marrë njoftimin zyrtar se do të protestojmë në orën 11:00 para bashkisë vendosën të përplasin qytetarët me protestuesit. Ta harrojnë se PD do të tërhiqet dhe do të biem në provokim. Vendosëm të vazhdojmë me protestën, donin të fusnin njerëzit në përplasje. Rama përdorues droge, nipi i Enver Hoxhës, perëndia të zbresë këtu PD nuk do të tërhiqet, opozita nuk tërhiqet”. Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorjan Teliti, ka ngritur pikëpyetje se nga kush i morën urdhrat për të futur në konflikt protestuesit me qytetarët. Protestat para bashkisë kanë nisur pas shpërthimit të skandalit të dosjes "5D" ku drejtorët u akuzuan dhe arrestuan për abuzim me tenderët. Veliaj është nën hetim pasuror,  BKH ushtroi kontroll në banesën e kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, po ashtu dhe në shtëpinë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme