Politika 20 December 2024, 17:11 Nga VNA

Belind Këlliçi ultimatum SPAK-ut: Ose veproni për Veliajn, ose ulni qepenin

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi ultimatum SPAK-ut: Ose veproni për Veliajn, ose

Belind Këlliçi i ka dhënë sot ultimatum SPAK-ut që ose të çojë para ligjit Erion Veliajn, ose të mbyllë institucionin. Ish-rivali i Veliajt për postin e kryetarit të Bashkisë ka mbledhur sot për herë të 39-të përpara bashkisë disa dhjetëra mbështetës që kërkojnë largimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Edhe pse nuk kanë arritur ta largojnë me 39 protesta, Këlliçi ende shpreson se presioni i demokratëve do ta detyrojë Erion Veliajn të largohet nga zyra e tij. Ndërsa ka dorëzuar disa dhjetëra padi në SPAK kundër Veliajt, Këlliçi vijon të shprehë mosbesim ndaj strukturës së posaçme që po heton kryebashkiakun dhe familjarët e tij.

Megjithatë, dikush duhet t’i kujtojë zotit Këlliçi se hetimet kanë një agjendë të caktuar, të cilën nuk e përcaktojnë as Rama dhe as Berisha. Për çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme, SPAK kërkon kohë – ndoshta po aq sa iu desh për dosjet e Ahmetajt, Kokës apo Beqajt.

Nxitimi i Këlliçit për të shmangur nga gara e vitit të ardhshëm Erion Veliajn është legjitim dhe i motivuar politikisht. Por jo detyrimisht SPAK nuk mundet të ketë në agjendë “pastrimin” e rrugës nga rivalët për zotin Këlliçi.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme