Politika 20 December 2024, 17:01 Nga VNA

Berisha akuzon ish ambasadorët për mashtrim lidhur me reformën në drejtësi por nuk tregon pse e votoi vetë reformën

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon ish ambasadorët për mashtrim lidhur me reformën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, duke i quajtur ata diplomatët më të korruptuar në historinë e diplomacisë botërore. Gjatë një konference për shtyp, Berisha i akuzoi ata për mashtrim në procesin e vetingut dhe për dështimin në garantimin e një sistemi të drejtësisë funksionale në Shqipëri.

“Garancitë absolute për vetingun kanë qenë rishqyrtimi i dosjeve kriminale, por ato u hodhën poshtë. Donald Lu dhe Romana Vlahutin e bazuan procesin në një mashtrim,” deklaroi Berisha.

Ai rrëfeu një bisedë me dy ish-ambasadorët, të zhvilluar gjatë kohës kur ishte në zyrën e tij, ku ata kishin garantuar burime të kualifikuara për shqyrtimin e dosjeve të gjykatësve dhe prokurorëve. “Më thanë se kanë njerëz të kualifikuar, madje edhe nga radhët e atyre në pension. Ky ishte mashtrimi ku u mbështet gjithë procesi,” u shpreh kreu i PD.

Ndoshta këto që thotë kryetari i PD janë të vërteta, edhe pse bisedat me ambasadorë janë normalisht konfidenciale. Megjithatë, gazetarët në konferencën e sotme për shtyp ndoshta harruan ta pyesnin zotin Berisha se kur u ndërgjegjësua për këto manipulime ambasadorësh. Sepse ai vetë ishte një nga 140 deputetët që votoi reformën në drejtësi. Nëse paska qenë kaq e rrezikshme, përse nuk e bojkotoi kryetari i PD votimin e kësaj reforme?

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme