Politika 20 December 2024, 16:23 Nga VNA

Berisha: Në Kosovë kur të dënohet gjenocidi serb. Bardhi shkon e mban fjalim

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Në Kosovë kur të dënohet gjenocidi serb. Bardhi

Sot në Prishtinë mbahet mbledhja e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës. Në Parlament kryeministra dhe deputetë të dy vendeve po mbajnë fjalime. Berisha nga selia e PD, në një konferencë për media tha se në Kosovë do shkonte vetëm pasi të votohej rezoluta që dënon gjenocidin serb. Por përkundrejt deklaratave dhe qëndrimeve të kreut të PD, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka shkuar në Kosovë, madje ka mbajtur edhe një fjalim kundër Ramës në përkrahje të Albin Kurtit. Deklaratat Berisha: “Nuk do shkoja në asnjë rrethanë pa votuar rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Pa kërkesë ndjese, vërtet qeveria përfaqëson, por janë qytetarët e Kosovës gjithashtu, por duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për sanksionet që vuri Shqipëria. Duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për bashkërendimin me Vuçicin që veriu i Kosovës të merrej në dorëzim nga NATO. Duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për përpjekjet për të përmbysur qeverinë e vet, gjer te ndalimi i këngës, himnit të Adem Jasharit, akti më simbolik, më domethënës". Bardhi: "Ne shqiptarët kemi një traditë vëllait nuk ia themi kurrë këshillën në publik, në lagje, vëllait këshillit ia themi në shtëpi me zë të ulët që të mos e dëgjojnë të tjerët. E kundërta e kësaj një këshillë edhe kur është e drejtë e thënë në publik, e lëndon vëllain, e dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtare, dhe sigurisht është një thikë pas shpine për vëllain tonë Kosovën".

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme