Politika 21 December 2024, 14:54 Nga VNA

Qeveria do të bllokojë platformën TikTok

Ndaje në Whatsapp
Qeveria do të bllokojë platformën TikTok

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar Planin e Ri të Veprimit për sigurinë në shkolla, duke paralajmëruar bllokimin e platformës TikTok si masë për mbrojtjen e nxënësve nga ndikimet negative të rrjeteve sociale. Vendimi vjen pas konsultimeve publike, ku 90% e prindërve shprehën mbështetje për këtë nismë.

Plani përfshin gjithashtu vendosjen e kamerave inteligjente për monitorimin e hapësirave shkollore, dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë brenda dy viteve dhe shtimin e 350 punonjësve psikosocialë për të adresuar problemet psiko-emocionale të nxënësve.

Manastirliu theksoi se masat synojnë të rrisin sigurinë fizike dhe dixhitale, ndërsa garantoi mbështetje përmes përmirësimit të kurrikulave dhe aktiviteteve jashtëshkollore. “Siguria e fëmijëve mbetet prioritet kryesor,” deklaroi ministrja.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme