Politika 21 December 2024, 18:26 Nga VNA

Të hënën opozita proteston. Policia plan për të mos lejuar bllokimin

Ndaje në Whatsapp
Të hënën opozita proteston. Policia plan për të mos
  • PD-PL paralajmërojnë përshkallëzim të protestës deri në mosbindje civile

Ditën e hënë më 23 Dhjetor, opozita i rikthehet sërish protestave në Tiranë. Protesta nis në orën 17:00 dhe mësohet se plani organizativ i saj përfshin bllokimin e disa akseve rrugore në kryeqytet. Kështu, sipas burimeve mediatike mësohet se segmentet që do të bllokohen janë rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë. Nëse më herët protestat kishin si moto lirimin e dy krerëve të opozitës, njërit nga arresti shtëpiak dhe tjetrit nga arresti me burg, kësaj rradhe kreu i PD, Sali Berisha tashmë në liri ka paralajmëruar  protestë deri në mosbindje civile. Deklarata të tilla kanë ardhur edhe nga përfaqësuesit e opozitës të cilët kanë deklaruar se mund të ketë përshkallëzim të protestës. Sikurse mësohet protesta kësaj rradhe do ketë fokus korrupsionin qeveritar dhe sidomos atë në Bashkinë e Tiranës, kryesisht figurën e Erion Veliajt. Por përkundrejt planit të opozitës, edhe Policia mësohet se ka një plan, me fokus moslejimin e bllokimit të rrugëve. Policia do të përdorë forcat e Rendit dhe ato të reparteve Speciale të Shqiponjave dhe forcat e sigurië kombëtate si dhe autobotet me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast Bllokimi. Opozita ka kërkuar tre orë leje bllokuese, por përgjigjja e policisë ka qënë negative duke thënë se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve.

Për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në akset rrugore që do bllokohen Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës ka njoftuar Partinë Demokratike, se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme