Politika 21 December 2024, 17:11 Nga VNA

Edhe pse “non grata”, Berisha kërkon të shfaqet sikur bashkëpunon me amerikanët dhe britanikët

Ndaje në Whatsapp
Edhe pse “non grata”, Berisha kërkon të shfaqet sikur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këto zgjedhje do t’i ketë pak të vështira edhe për faktin se, përveçse do të duhet të shfqet si alternativë para shqiptarëve edhe pse kërkon një mandate të tretë, do të duhet të shtiret edhe sikur marrëdhëniet me Britaninë dhe SHBA i ka normale pavarësisht “non gratës” që ka marrë prej tyre.

Këtë përshtypje të jep edhe takimi i sotëm i ish-kryemnistrit, i cili priti në zyrë me përfaqësuesit të Leadership Institute, Ron Nehring dhe Peter Smallëood. Në fotot që ka shpërndarë në facebook nga takimi, Berisha ndër të tjera shkruan se “Partia Demokratike ka nisur një epokë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke zgjedhur që fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 të udhëhiqet nga ekspertiza e miqve amerikanë republikanë dhe konservatorëve britanikë”.

Se sa e vërtetë mund të jetë kjo që thotë kreu i PD, nuk dihet. Por fakt është që me Britaninë e Madhe është ende “non grata” dhe për këtë ka humbur dhe gjyqin që kishte hapur në Londër. Njëjtë është situata edhe me Shetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe nëse do quhej bashkëpunim me amerikanët apo britanikët, bashkëpunimi për të mirën e qytetarëve duhet të jetë me qeveritë e këtyre vendeve dhe jo me persona specifik që për arsye bashkëpunimi të mëparshme mund t’i kesh dhe miq.

Gjithsesi, risia nga ky takim është se deputetja Jorida Tabaku shfaqet pas kaq shumë kohësh në krah të Sali Berishës. Quhet risi për shkak se kjo është hera e parë pas shumë kohësh që zonja Tabaku shfaqet në krah të Sali Berishës edhe pse prej disa muajsh është bërë pjesë e grupit parlamentar të PD së tij.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme