Politika 21 December 2024, 16:42 Nga VNA

Erion Veliaj shfaqet në inagurumin e një shkolle dhe lë “amanetet” brezit të ri

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj shfaqet në inagurumin e një shkolle dhe lë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK dhe pritet të ketë një fund pas hekurave, kjo shihet edhe në fjalimet e tij propagandistike në daljet publike që i ka rralluar shumë kohët e fundit. Veliaj sot nga Vaqari tha se ndërtimi dhe rindërtimin e shkollave është një mision për të lënë pas një trashëgimi të vyer për brezin e ri.

“Ne do t’i lemë Tiranës një ‘buqetë’ me 50 shkolla. Llafet, cic-micet, i merr era, sherret e ditës harrohen. 50 shkollat ngelen. Këto shkolla janë “paja” që ia lëmë një brezi të ri” - shtoi ai.

“Paja” në traditën e dasmave shqiptare, më e zakonshme është kur familja përcjell vajzën në dasmën e saj. E nëse qëndrojmë në këtë krahasim që bën kreu i bashkisë, “pajat” janë dhurata që bëhen me lekët e familjes për bijën. Ndërsa në rastin e Veliajt, shkollat që siç pretendon ai se do i lërë si paja, janë bërë me lekët dhe taksat e qytetarëve, që në të shumtën e rasteve janë bërë me kosto tepër të larta.

Por meqë për Veliajn këto investime me lekët e taksapaguesve qenkan dhurata që do na lërë, atëherë po i bëjmë një pyetje të thjesht: po aferat 5D apo inceneratori që nuk ekziston në Tiranë, janë “paja” për qytetarët? Nëse përgjigjen nuk na e thua ne, amanet t’ua thuash prokurorëve të SPAK.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme