Politika 21 December 2024, 19:13 Nga VNA

Pas përplasjes në Parlament, Noka akuza Shehajt: Ke ngrënë drekë në Firence me Agaçin dhe Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Pas përplasjes në Parlament, Noka akuza Shehajt: Ke ngrënë

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se deputeti Agron Shehaj është në shërbim të Kryebashkiakut Erion Veliaj. Noka tha se jo çdo njeri, babai i të cilit kapet duke vjedhur qilimat e vilës së Petrit Dumes, konsiderohet i burgosur politik. Duke shtuar akuzat në drejtim të Shehajt për lidhje me Veliajn, Noka i drejtoi 3 pyetje, për të cilat tha se priste përgjigje nga Agron Shehaj. “A ke ngrënë drekë në Firence me Engjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe vëllain e Kryebashkiakut të Tiranës? A ke biznes me vëllain e Erion Veliajt në Itali? A ju ka sjellë nga Italia Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj dhe të çuan te Lulzim Basha, pasi Edi Rama të refuzoi?”, tha Noka, duke ia drejtuar pyetjet publike Shehajt. Noka tha se në seancën e fundit plenare, Shehaj duke marrë rolin e opozitarit të opozitës, i ndërpriste fjalën çdo deputeti të opozitës, ndërsa nuk ndërhynte te ato të mazhorancës. “Shehaj bëri një tango me Belinda Ballukun, ato janë një, janë Edi Rama. Janë ushtarë të Ramës, janë pushteti dhe lidhja e korrupsionit që i mbajnë bashkë. Pse Shehaj shfaqi gjithë atë dashuri me Ballukun dhe jo me mua?”, tha Noka.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme