Politika 21 December 2024, 20:03 Nga VNA

Noka përjashton aleancën me Shabanin, Lapaj dhe Shehajn/ I hap derën e bashkëpunimit Arlind Qorit

Ndaje në Whatsapp
Noka përjashton aleancën me Shabanin, Lapaj dhe Shehajn/ I hap

 

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se Partia Demokratike është e hapur për koalicion me të gjitha partitë përveç atyre që janë krijuar nga Agron Shehaj, Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj.

Noka tha se këto parti janë krijuar nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe Soros.

“Partinë e Shehajt e ka krijuar Erion Veliaj, ndërsa ato partitë e tjera të lapajt dhe Shabanit, i ka krijuar Soros”, tha Noka.

Ai tha se Agron Shehaj duhej të dorëzonte mandatin e deputetit, pasi është votuar nga demokratët, dhe më pas mund të vijonte me çdo projekt.

Gjatë intervistës Noka nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me asnjë parti tjetër, përfshirë dhe Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme