Bota 20 September 2026, 08:34 Nga VNA

E kishin kërcënuar nga burgu, ekzekutohet gazetarja që kandidonte në zgjedhjet rajonale në Peru

Ndaje në Whatsapp
E kishin kërcënuar nga burgu, ekzekutohet gazetarja që kandidonte

Një gazetare dhe kandidate në zgjedhjet rajonale të 4 tetorit është vrarë të shtunën në qytetin Caraz të Perusë, teksa po vizitonte një treg së bashku me mbështetësit e saj.

Viktima është 44-vjeçarja Susi Aponte, kandidate në distriktin Ancas. Ajo drejtonte faqen e lajmeve “China Polo Dominical”, ku publikonte raportime mbi parregullsitë dhe pretendimet për korrupsion brenda radhëve të policisë.

Aponte u qëllua për vdekje ndërsa po lëvizte në treg me mbështetësit e saj. Nga sulmi mbetën të plagosur edhe pesë persona të tjerë.

Policia peruane ka arrestuar një të dyshuar për ngjarjen, një shtetas venezuelian, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit.

Vetëm disa ditë para vrasjes, Aponte kishte bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se po merrte kërcënime nga brenda burgut. Gazetarja kishte shprehur shqetësimin për sigurinë e saj, ndërsa tashmë autoritetet po hetojnë edhe nëse kërcënimet e mëparshme kanë lidhje me atentatin.

Këshilli i Shtypit Peruan ka kërkuar një hetim të plotë për vrasjen, duke ngritur shqetësimin për rastet e dhunës ndaj gazetarëve dhe faktin se disa prej tyre kanë mbetur të pazbardhura.

Sipas të dhënave të policisë vendase, katër gazetarë peruanë janë vrarë gjatë vitit të kaluar.

Video

Nga 61 në 46 bashki, socialistët ndryshojnë hartën më 8 tetor pa konsensusin e opozitës

Bota në një minutë

Dosja Balluku/ Igli Tare paraqitet në SPAK. Ish-futbollisti i Kombëtares në hetim për pastrim parash.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme