Bota 19 September 2026, 20:03 Nga VNA

Aktorja virtuale “ngrin” live në intervistë dhe nis të flasë në gjuhën kineze 

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-19 at 7.59.00 PM.jpeg

Marrëdhënia mes inteligjencës artificiale dhe botës reale vazhdon të prodhojë skena që duken sikur kanë dalë nga një film satirik. Këtë herë në qendër është Tilly Norwood, aktorja virtuale e krijuar me inteligjencë artificiale, e cila pësoi një defekt të pazakontë gjatë një interviste live.

Teksa po fliste për filmin e saj të ri, Misaligned, dhe po i përgjigjej pyetjeve për rolin e aktorëve realë dhe personazheve të krijuar me AI, sistemi i saj u ndërpre papritur. Në mes të fjalisë, Tilly la anglishten dhe nisi të fliste në gjuhën kineze, duke lënë të habitur moderatorët dhe të ftuarit në studio.

Incidenti ndodhi gjatë një interviste me Piers Morgan, ku e ftuar ishte edhe aktori Tom Conti. Pas ndërprerjes së çuditshme, Tilly kërkoi ndjesë dhe e përshkroi momentin si një “defekt të rrallë”, duke thënë se “telat ishin ngatërruar”.

Ngjarja është kthyer menjëherë në temë diskutimi, jo vetëm për anën komike të situatës, por edhe për kufijtë ende të paqartë të inteligjencës artificiale në industrinë e argëtimit. Tilly Norwood është prezantuar si një nga “aktoret” e para virtuale, por incidenti tregoi se edhe yjet digjitalë, sado të kuruar të duken, mund të dalin nga skenari në mënyrën më të papritur.

Video

LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Sarandë. Krimi ndodhi pak minuta më parë. Detajet në përditësim

Qytetari e lag me ujë, kryeministri hungarez e merr me sportivitet dhe publikon videon Një episod i pazakontë i ka ndodhur kryeministrit të Hungarisë, Péter Magyar, gjatë vizitës së tij në Szekszárd. Teksa ndodhej mes qytetarëve në festën tradicionale të vjeljes, një person e lagu me ujë. Magyar nuk e dramatizoi incidentin, por e mori me sportivitet dhe vendosi ta publikonte vetë videon në rrjetet sociale. Kryeministri ironizoi edhe autorin e veprimit, duke e quajtur një “luftëtar të rënë të Orbánit”. Ai shtoi se personi nuk pati guximin t’i afrohej dhe ta shikonte në sy.

Belinda Balluku bën “bilancin” e halleve të qytetarëve në Fier: “Vetëm sot janë 431”.

Një skenë e rrallë dhe prekëse është filmuar në brigjet e Gold Coast, Australi. Një balenë humpback qëndroi për orë të tëra pranë këlyshit të saj të lindur të ngordhur, duke e prekur me kokë dhe pendë dhe duke ruajtur kontaktin me të. Studiuesit e cilësojnë si një sjellje jashtëzakonisht të rrallë, që mund të lidhet me reagimin ndaj humbjes, edhe pse shkencëtarët theksojnë se nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhet fjalë për “zi” në kuptimin njerëzor. Pamjet, të regjistruara në vitin 2025, po i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë lidhjen mes nënës dhe të voglit te balenat dhe mënyrën se si ato reagojnë ndaj vdekjes. E plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme