Kronika 8 November 2026, 11:50 Nga VNA

Dosjet “mullar” dhe sistemi në krizë për mungesë prokurorësh, KLP lë në pritje 25 magjistratë: Duhet të kalojnë vettingun

Ndaje në Whatsapp
Dosjet “mullar” dhe sistemi në krizë për mungesë

Vijon të thellohet skandali në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

25 magjistratë të cilët janë diplomuar më datë 29 qershor dhe kësisoj kanë ndërprerë marrëdhënien me Shkollën e Magjistraturës nuk janë emëruar në sistemin e prokurorisë. Për rrjedhojë magjistratët nuk trajtohen as me pagë dhe pas emërimit do të duhet t’i drejtohej gjykatës për ta fituar këtë të drejtë. 

Zyrtarisht Këshilli thotë se po kryen verifikimin e magjistratëve, ngjashëm me vettingun, proces që do të duhej ta kishte përfunduar me kohë, përderisa sistemi vuan nga mungesat e prokurorëve. 

Për shkak të procesit të vettingut, dhjetëra prokurorë u shkarkuan nga detyra, ndaj sistemi ka vakanca të theksuara dhe mbingarkesë të prokurorëve.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme