Politika 22 December 2024, 10:45 Nga VNA

Bllokimi i mandarinave shqiptare në Kosovë: Pse hesht Ministria e Bujqësisë dhe interesat që fshihen pas këtij bllokimi

Ndaje në Whatsapp
Bllokimi i mandarinave shqiptare në Kosovë: Pse hesht Ministria e

Lajmi për bllokimin e 4 ngarkesave me mandarina nga Shqipëria drejt Kosovës u pasqyrua gjerësisht nga media, e cila ngriti dyshimet se sasi të mëdha mandarinash kanë probleme me pesticidet. Ministria e Bujqësisë heshti zyrtarisht për këtë skandal dhe, natyrshëm, lajmi i publikuar solli reagimin e menjëhershëm që u pasqyrua me bllokimin e eksportit drejt Kosovës. VNA mëson se, në fakt, eksporti i mandarinave vijon normalisht në vende të tjera dhe mbetet e dyshimtë pse Kosova bllokon eksportin e mandarinave nga Shqipëria.

Ndoshta ka sasi të kufizuara që kanë probleme me pesticidet, por a është e drejtë që fermerët shqiptarë të penalizohen në eksportin e mandarinave? Pse heshtin institucionet shqiptare për përgjegjësinë që kanë në këtë proces? Kush janë individët e lidhur me Ministrinë e Bujqësisë që kanë interesa të drejtpërdrejta në kultivimin e mandarinave? Deri sa të gjenden përgjigjet e këtyre pyetjeve, kaosi i informacioneve do të vazhdojë të shpërndahet dhe paqartësitë e publikut do të vijojnë të rëndojnë mbi fermerin shqiptar, i cili, edhe në kushtet aktuale, e ka mjaft të vështirë të mbijetojë në një treg ku përparësia i jepet grosistëve të mëdhenj dhe eksportit të çdo produkti ushqimor nga jashtë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme