Bota 25 July 2026, 16:51 Nga VNA

Arrestohet i dyshuari për vrasjen makabre të gazetarit italian Luigi Esposito

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet i dyshuari për vrasjen makabre të gazetarit italian Luigi

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 26-vjeçar me origjinë tuniziane, i dyshuar si autor i vrasjes së gazetarit Luigi “Luca” Esposito, trupi gjysmë i djegur i të cilit u gjet gjatë natës mes 18 dhe 19 korrikut në një zonë rurale në periferi të Ebolit, në provincën e Salernos.

Sipas policisë italiane, i dyshuari u lokalizua në një ndërtesë të braktisur, jo shumë larg vendit ku u zbulua trupi i pajetë i gazetarit. Identifikimi i tij u bë falë analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë dhe krahasimit të tyre me të dhënat e telefonisë celulare të mbledhura gjatë hetimeve.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se Esposito ishte dhunuar barbarisht dhe kishte pësuar plagë të rënda, ndërsa hetuesit dyshojnë se është goditur edhe me një send të fortë. Në fytyrën e viktimës janë konstatuar shenja të shumta dhune, ndërsa arma e krimit dhe telefoni celular i gazetarit nuk janë gjetur ende.

Sipas hetimeve paraprake, gazetari ishte ende gjallë, megjithëse në gjendje agonie, kur autori i vuri flakën trupit të tij. Analizat mjeko-ligjore kanë zbuluar praninë e tymit në rrugët e frymëmarrjes, duke konfirmuar se ai ishte gjallë në momentin e përfshirjes nga zjarri.

Shkaku i vdekjes është përcaktuar si asfiksi, ndërsa hetuesit dyshojnë se Esposito është mbytur para se trupi i tij të digjej.

Ndërkohë, Mary Esposito, mike e gazetarit të ndjerë, ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke u shprehur se Luigi Esposito nuk e meritonte një fund të tillë tragjik dhe se beson se drejtësia do të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Hetimet vijojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e plota të krimit, ndërsa autoritetet italiane po mbledhin prova të tjera për dokumentimin e ngjarjes.

Video

Humb një fëmije mes turmës, protestuesit ulen në bulevard

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 56 kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Raportohet sulm me raketa dhe dronë ndaj objektit të Saudi Aramco në Arabinë Saudite Një objekt i kompanisë Saudi Aramco në qytetin Jizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, raportohet se është goditur nga një sulm me raketa balistike dhe dronë. Sipas një përditësimi emergjent të EOS Marine, sulmi ndodhi më 25 korrik dhe kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike pranë Detit të Kuq. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet nga zona e goditur. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e dëmeve, autorët e sulmit apo për viktima të mundshme. Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa priten deklarata zyrtare. EOS Marine e cilëson informacionin me besueshmëri të moderuar dhe paralajmëron se situata mbetet në zhvillim.

Aktivisti Edison Lika ka bërë të ditur se protestuesit do të mblidhen sërish të hënën në mëngjes para Kuvendit. Sipas tij, vendimi vjen pasi mazhoranca ndryshoi datën e seancës plenare, duke e zhvendosur nga 30 korriku në 27 korrik. Lika tha se qytetarët do të jenë sërish para Parlamentit, njësoj si në protestën e fundit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e radhës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme