Bota 24 July 2026, 18:36 Nga VNA

Netanyahu udhëton javën e ardhshme në SHBA, do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ndaje në Whatsapp
Netanyahu udhëton javën e ardhshme në SHBA, do të takohet me

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump, ku pritet të zhvillojë një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave izraelite, që citojnë një njoftim të zyrës së kryeministrit, Netanyahu do të niset drejt Uashingtonit të hënën, ndërsa takimi me Trump është planifikuar të zhvillohet të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i qeverisë izraelite do të marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të senatorit amerikan Lindsey Graham.

Vizita vjen pasi Netanyahu kishte anuluar më herët udhëtimin e planifikuar drejt Uashingtonit. Më 16 korrik, zyra e tij njoftoi se ceremonia mortore ishte shtyrë për në fund të muajit, çka solli edhe ndryshimin e axhendës së kryeministrit izraelit.

Takimi mes Trump dhe Netanyahu pritet të zhvillohet në një moment delikat për rajonin, teksa konflikti me Iranin dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Video

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme