Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Ksamilit.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, ku një furgon është përfshirë në një aksident rrugor.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital drejtuesi i mjetit, shtetasi Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e tij.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e përplasjes, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes.






















