Kronika 3 August 2026, 14:20 Nga VNA

E mbajti 13-vjeçarin dy orë në banesë dhe abuzoi me të, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

 

vfdfdv.jpg

Një 31-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një 13-vjeçar. Në pranga përfundoi Julian Alla, i cili rezilton përdorues i lëndëve narkotike.

Sipas kallëzimit të të miturit ai e ka mbajtur në banesë për dy orë, kohë gjatë së cilës e ka abuzuar. Julian Alla do përballet me akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka finalizuar një operacion duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Julian Alla, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ngacmimi seksual” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Sipas policisë, ndalimi i tij u krye më 2 gusht, pas hetimeve të nisura nga një kallëzim i bërë më 24 korrik nga një i mitur 13-vjeçar. Ky i fundit, në praninë e prindit dhe psikologut, ka deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga 31-vjeçari.

Nga veprimet hetimore, policia dyshon se i mituri është mbajtur në banesën e Julian Allës në rrugën “Bardhyl”, pa dëshirën e tij, gjatë natës së 23 korrikut.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Peshkatari 71-vjeçar Petrit Troka ka kapur këtë të hënë një krap me peshë 21.5 kilogramë në lumin Vjosa, në zonën e Fierit. Troka, i cili ushtron peshkimin prej 40 vitesh, e cilësoi këtë si një nga arritjet më të rralla të karrierës së tij, pasi peshq të përmasave të tilla hasen shumë rrallë në këtë lumë. Ai tregoi se e ka kapur krapin gjigant me grep duke përdorur bukë misri si mam, ndërsa theksoi nevojën për mbajtjen pastër të Kanalit të Semanit për të favorizuar rritjen e prodhimit dhe të faunës detare.

Të paktën e pranuam që kemi 100 mijë fëmijë që jetojnë në varfëri…

Vrasja e Edmond Sulës, policia kontrolle në Bërxullë. Arrestohet i dyshuari i parë

Një jaht nga i cili dyshohet se u qëllua me armë pranë plazhit të Palasës iu shmang policisë për rreth dy orë, ndërsa në bord ndodhej edhe Bruno Çela. Edhe pse mjeti u ndalua dhe personat u shoqëruan për t’u marrë në pyetje, ata u lanë të lirë. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi autoritetin e shtetit dhe barazinë para ligjit, sidomos kur në rast përfshihen emra të njohur.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme