Kronika 3 August 2026, 08:17 Nga VNA

Të shtëna nga jahti, shoqërohen 4 persona

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna nga jahti, shoqërohen 4 persona

Policia ka shoqëruar 4 personat që ndodheshin në jaht nga bordi i të cilit rezultoi se u qëllua me armë.

Pas ngjarjes, që u raportua ekskluzivisht nga VNA, dy persona tentuan të largohen me gomone, por pasi u pikasën nga policia janë detyruar të rikthehen në jaht. Mjeti lundrues ka fikur dritat dhe është larguar më pas. Për dy orë, Policia Kufitare, Delta Force dhe FNSH e ndoqën mjetin lundrues, i cili u gjet në Porto Palermo.

Katër personat që ndodheshin në bord janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje.

Burime nga policia konfirmuan se nuk u gjet gëzhojë në jaht. Pavarësisht kësaj, për rastin po vijojnë hetimet për të konfirmuar nëse në duart e personave që janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje ka ose jo faktorë të qitjes.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme