Kronika 1 August 2026, 15:27 Nga VNA

Aksident në një minierë në Bulqizë, minatori mbetet i bllokuar në galeri

Ndaje në Whatsapp

fdfvd.jpg

Një aksident është regjistruar në një subjekt privat minerar në zonën e Tërnovës së Madhe, në Njësinë Administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake, një minator me inicialet I.K. ka mbetur i bllokuar në thellësi të galerisë.

Dyshohet se minatori ka humbur jetën, por deri në këto momente ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Në vendngjarje janë nisur forcat e emergjencës dhe grupet e specializuara të shpëtimit, të cilat po punojnë për nxjerrjen e minatorit nga galeria dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme