Kronika 2 August 2026, 10:36 Nga VNA

Plagosja e 20-vjeçarit italian në Tiranë, policia shoqëron 8 të mitur të moshës 13-15 vjeç

Ndaje në Whatsapp
Plagosja e 20-vjeçarit italian në Tiranë, policia shoqëron

Shoqërohen 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, për plagosjen e lehtë të një shtetasi italian. 
Policia njoftoi se  lidhur me rastin e ndodhur pranë Pallatit të Kulturës, më datë 29.07.2026, ku mbeti i dëmtuar lehtë një 20-vjeçar italian, se si rezultat i  hetimeve u identifikuan 8 të mitur të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, gjatë të cilit 20-vjeçari italian pësoi lëndime të lehta trupore. 20-vjecari italian hodhi dyshime mbi punën e policisë. 

Policia tha se pas sinjalizimt kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar shtetasin italian G. M., me dëmtime të lehta sipërfaqësore. Në vendngjarje ndodheshin edhe dy shokët e tij, të cilët e shoqëronin. Shtetasi italian ishte ndihmuar fillimisht nga punonjës të Policisë Bashkiake, të cilët ndodheshin në afërsi. 
Më pas, shtetasi është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme