Sociale 3 August 2026, 08:52 Nga VNA

Humbje e rëndë për deputeten Elda Hoti, ndërron jetë bashkëshorti i saj

Ndaje në Whatsapp
Humbje e rëndë për deputeten Elda Hoti, ndërron jetë

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka humbur bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku i ka dhënë lamtumirën partnerit të jetës.

“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan Hoti, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi familjare.

Sipas familjarëve, Ladi Ndoja ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Ndarja e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me deputeten Elda Hoti dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme