Sociale 2 August 2026, 08:57 Nga VNA

Skënder Brataj sulmon Edvin Priftin për Covid-19, por statusi i tij përballet me reagime të forta në rrjet

Ndaje në Whatsapp
Skënder Brataj sulmon Edvin Priftin për Covid-19, por statusi i tij

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i është rikthyer debatit për pandeminë e Covid-19 me një status të gjatë në rrjetet sociale, ku sulmon ashpër mjekun Edvin Prifti, duke e akuzuar për dezinformim dhe dëmtim të shkencës mjekësore.

Në reagimin e tij, Brataj thotë se është nxitur nga disa deklarata dhe tituj të shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale, duke ironizuar pretendimet se “të gjithë shkencëtarët që mësuan të vërtetën për Covid-19 u eliminuan”, ndërsa shton se, sipas këtij narrativi, “i vetmi që mbijetoi është në Shqipëri”, në një referencë të qartë ndaj Edvin Priftit.

Drejtori i Urgjencës e akuzon kolegun e tij se nuk respekton kolegët, institucionet shëndetësore dhe ato të drejtësisë, ndërsa e cilëson si një person që, sipas tij, ka zgjedhur të dëmtojë shkencën mjekësore përmes pseudoshkencës.

“Është i vetmi që nuk njeh koleg, i vetmi që mund të flasë për një tjetër mjek me këtë gjuhë denigruese dhe ofenduese. Një megaloman që ka gjetur një mënyrë për të shmangur vëmendjen nga statusi ku ka rënë”, shkruan Brataj.

Në vijim, ai mbron vaksinimin kundër Covid-19, duke deklaruar se shumë mjekë që humbën jetën në fazën e parë të pandemisë do të ishin shpëtuar nëse vaksinat do të kishin qenë në dispozicion.

“Dr. Bledi Nini, Dr. Arrjan Pushi, Dr. Drini, Dr. Geri dhe dhjetëra të tjerë do të kishin shpëtuar po të ishin vaksinuar. Nuk e patën atë mundësi, sepse humbën jetën para se vaksina të ishte në dispozicion. Pasi u vaksinua personeli mjekësor, pothuajse nuk pati më humbje jete”, shkruan ai.

Në fund të statusit, Brataj krahason edhe karrierën e tij profesionale me atë të Edvin Priftit, duke theksuar se ka punuar në 11 spitale në Itali dhe se është i gatshëm të bëjë publike eksperiencën dhe publikimet e tij shkencore.

Megjithatë, reagimi i tij u shoqërua me dhjetëra komente kritike në rrjetet sociale. Shumë komentues nuk u ndalën te polemika me Edvin Priftin, por i kujtuan Bratajt problemet e përditshme të urgjencës dhe sistemit shëndetësor shqiptar. Të tjerë e kritikuan për gjuhën e përdorur ndaj një kolegu, ndërsa nuk munguan edhe komentet që i kërkonin të merrej me përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve, në vend që të përfshihej në debate publike mbi pandeminë dhe Anthony Fauci.

Përplasja mes dy mjekëve vjen në një kohë kur debati mbi menaxhimin e pandemisë së Covid-19 është rindezur pas zhvillimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe publikimit të dokumenteve që kanë rikthyer diskutimet mbi mënyrën se si u administrua pandemia dhe rolin e autoriteteve shëndetësore.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme