Sociale 1 August 2026, 14:21 Nga VNA

Kardinali Ernest Simoni rikthehet në Spaç: Mes lutjes, kujtesës dhe dhimbjes së diktaturës

Ndaje në Whatsapp

fggngngh.jpg

Kardinali Ernest Simoni Troshani u rikthye në ish-burgun famëkeq të Spaçit, ku, sapo mbërriti, ndaloi pranë fotografive të disa prej bashkëvuajtësve të tij gjatë regjimit komunist.

Më pas, ai kremtoi Meshën e Shenjtë në altarin e ngritur në ambientet e burgut. Në ceremoni morën pjesë ish-të përndjekur politikë, besimtarë të shumtë, si edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të politikës.

Gjatë fjalës së tij, Kardinali Simoni rikujtoi arrestimin dhe persekutimin që përjetoi gjatë diktaturës komuniste.

"Fjalë të pakta natën e Krishtlindje e 63-shit mbasi e thashë meshën, tërë popullin në meshë, më vunë hekurat, në emër të popullit i dënuam për t'u varur në litar. Arsyeja, pse kishe thënë si po i them sot popullit jeni të gjithë bijtë e Zotit. Krishti është babai i gjithë njerëzimit, i gjithë njerëzve të gjitha feve që janë, ka derdhur gjakun për gjithë njerëzit jo vetëm për katolikët", tha ai.

Përpara të pranishmëve në oborrin e ish-burgut të Spaçit, Kardinali përcolli edhe një mesazh për unitet, dashuri dhe mbrojtjen e së vërtetës.

"Jeni bijtë e të madhit Zot, me e dashtë njëri-tjetrin, me e dashtë atdheun, me e mbrojtur të vërtetën, me përhap të vërtetën. Kur peshkatari gjen peshq, gjen peshq të mëdhenj të mirë, po gjen edhe peshq të tjerë. Kur të vijë Krishti, engjëjt kanë për t'i ndarë peshqit e këqij veç, të mirët më vete", u shpreh Kardinali.

Në vlerësim të jetës së tij të përkushtuar dhe qëndresës përballë vuajtjeve e torturave gjatë burgimit, Kardinalit 98-vjeçar iu dorëzua një dekoratë mirënjohjeje. Gjithashtu, për kontributin shpirtëror që u dha bashkëvuajtësve në Spaç, atij iu dhurua edhe një dhuratë simbolike.

Në këtë ceremoni u lexua edhe një mesazh i Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV, drejtuar Kardinalit Ernest Simoni.

"Vëlla i nderuar, me një mallëngjim të thellë bashkohem shpirtërisht me Eminencën Tuaj dhe me të gjithë ata që janë mbledhur në ish-kampin e burgimit të Spaçit, ku Ju ktheheni pas kaq vitesh për të kremtuar Eukaristinë, Sakrificën e Krishtit, e cila e shndërroi Kryqin nga shenjë vdekjeje në premtim jete. Ai vend, i gdhendur në kujtesën e popullit shqiptar, mbetet një prej faqeve më të dhimbshme të historisë së tij. Bashkohem në lutje për ata që kanë vuajtur dhe kanë vdekur në Spaç, që kujtimi i tyre të mbetet i gjallë dhe të jetë për brezat e rinj një thirrje e vazhdueshme për të respektuar dinjitetin e pacenueshëm të personit njerëzor, vlerën e lirisë dhe angazhimin për paqen", thuhej në mesazhin e Papës.

Për shkak të vuajtjeve dhe persekutimit që përjetoi gjatë regjimit komunist, Papa Françesku e ka cilësuar më herët Kardinalin shqiptar Ernest Simoni si "Martir i Gjallë".

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme