Sociale 1 August 2026, 11:07 Nga VNA

Selenica kundër reformës territoriale, banorët kërkojnë të mos shkrihet bashkia

Ndaje në Whatsapp
Selenica kundër reformës territoriale, banorët kërkojnë

Banorë, intelektualë, përfaqësues të Bashkisë së Selenicës dhe të njësive administrative të zonës u mblodhën në qendër të qytetit në kuadër të Kuvendit të Selenicës, ku diskutuan kundërshtimin ndaj reformës së re territoriale që parashikon shkrirjen e bashkisë.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit paraqitën argumentet e tyre kundër ndryshimeve të propozuara dhe diskutuan hapat që do të ndërmarrin për të mbrojtur statusin e Selenicës si njësi e pavarur e qeverisjes vendore.

Në fjalën e tyre, banorët dhe intelektualët kërkuan tërheqjen e projektit të reformës, duke argumentuar se bashkimi i Selenicës me Bashkinë e Vlorës do të vështirësonte aksesin e qytetarëve në shërbimet publike dhe do të rriste distancën mes institucioneve dhe komunitetit.

Sipas tyre, një riorganizim i tillë do të rrezikonte ta linte Selenicën jashtë vëmendjes institucionale, duke sjellë ulje të investimeve dhe ngadalësim të zhvillimit të zonës.

Pjesëmarrësit theksuan se ruajtja e statusit aktual të Bashkisë së Selenicës është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës, si edhe për garantimin e ofrimit të shërbimeve publike sa më pranë qytetarëve.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme