Kronika 3 August 2026, 09:31 Nga VNA

Shoqatat e magjistratëve: Vendimi i Kushtetueses për pagat hyn në zbatim, Kuvendi nuk veproi brenda afatit

Ndaje në Whatsapp
Shoqatat e magjistratëve: Vendimi i Kushtetueses për pagat hyn në

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve deklarojnë se, pas mosveprimit të Kuvendit brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, vendimi për mënyrën e re të përllogaritjes së pagave të magjistratëve ka hyrë tashmë drejtpërdrejt në fuqi.

Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat kujtojnë se Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 15 të 17 shkurtit 2026, shfuqizoi ndryshimet ligjore të vitit 2023, duke vlerësuar se ato cenonin statusin financiar të magjistratëve përmes një uljeje të fshehur të pagës. Gjykata i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore.

Sipas shoqatave, meqenëse Kuvendi nuk ndërmori veprime brenda këtij afati, nga 1 gushti 2026 pagat e magjistratëve duhet të llogariten sipas formulës që i referohet pagës së funksionarit të administratës së lartë publike, në përputhje me vendimin nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, kjo formulë zbatohet me efekt prapaveprues për periudhën 1 prill 2023 – 31 korrik 2026.

Shoqatat u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në përputhje me Kushtetutën, duke paralajmëruar se do të monitorojnë nga afër procesin e zbatimit të tij.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme